Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Çeki, dhuna rrezikon titullin/ Braktiset derbi i Pragës, Slavia-Sparta, për shkak të tifozëve

schedule14:34 - 10 Maj, 2026

schedule 14:34 - 10 Maj, 2026

Duhej të kishte qenë një ditë krejt tjetër. Vërtet që në stadiumin e Slavia së Pragës po luhej derbi i madh kundër Spartës, por festa duhej të kishte qenë e gjitha për titullin.

Ndodhi ndryshe, pasi qindra tifozë hynë në fushë në minutat e fundit të sfidës së Superligës së Çekisë, dhe lojtarët vrapuan në dhomat e zhveshjes të frikësuar për vetë jetën e tyre.

Jo më kot, portieri i Spartës, Surovcik, u godit me fishekzjarr në fytyrë.



Slavia po fitonte 3-2 dhe po shkonte drejt titullit, por vërshimi i ultrasve vendas mund të ndryshojë gjithçka.

Pritet mbledhje urgjente e organeve të disiplinës në Federatë dhe në Ligë, e besohet se do të ketë ndëshkim të ashpër për klubin organizator.

Ekziston mundësia që Slavia ta humbasë titullin nëse do të ketë heqje pikësh, dhe ironikisht trofeu do të shkonte pikërisht tek Sparta.

Skuadra e dytë më e vjetër në Çeki është tepër e famshme, pasi ka dalë 8 herë kampion që kur vendi shpalli pavarësinë në fillim të viteve 90-të.

Po ashtu, ka fituar 13 tituj në kampionatin e ish-Çekosllovakisë, ndërsa Federata Çeke nuk ia njeh 10 tituj të tjerë.

Drejtuesit e klubit kanë premtuar se do t’i përjashtojnë përjetë nga stadiumi tifozët që shkaktuan këtë kaos që mund të jetë me pasoja.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!