Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Lajmi që troket në derë/ Postieri, njeriu që mirëpritet ose refuzohet në varësi të lajmit që sjell

schedule20:30 - 9 Maj, 2026

schedule 20:30 - 9 Maj, 2026

Derë më derë, në shi e diell, për të dorëzuar në kohë, lajme të mira e të këqija. Robert Dine nga Fieri është ndër postierët më të vjetër në vend.

Në një kohë kur komunikimi mes njerëzve bëhej me postë, postieri ishte njeriu që bashkë me letrat shperndante gëzimin ose hidhërimin dhe I pari që përballej me reagimin e marrësit.

Kolegu I Robertit, edhe ai ne prag pensioni, Nikollaq Goga, rrefen se vështirësitë e postierit nisin kur shpërndan dokumenta të institucioneve.



Por ka qënë një periudhë kur postierët u shndërruan në njerezit më të dashur të qytetarëve.

Robert Dine rrëfen se pas viteve ‘90 kur telefonat ishin luks, letrat e emigrantëve priteshin me lotë gëzimi.

Filiali i Postës Shqiptare në Fier, ka një ekip prej 16 postierësh, mes tyre 5 jane gra.

Mbajtës dhe shpërndarës të informacionit, postierët janë diskretë dhe ruajtës së privatësisë së qytetarëve, një kusht pa të cilin askush nuk mund ta zotërojë këtë profesion.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!