Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Sherr në një mobileri në Nikël/ Dy vëllezër goditen me mjete prerëse, dy në kërkim

schedule21:41 - 7 Maj, 2026

schedule 21:41 - 7 Maj, 2026

FUSHË KRUJË- Rreth orës 20:30, në oborrin e një mobilierie në Nikel, gjatë një konflikti të çastit dyshohet për motive të dobëta që dy persona kanë dëmtuar me mjet prerës dy vëllezër,  31 vjeç dhe rreth 23 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim/abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!