Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksion blic në burgun e Fushë Krujës, sekuestrohen telefona e mjete të improvizuara të mprehta

schedule20:44 - 6 Maj, 2026

schedule 20:44 - 6 Maj, 2026

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve,  Adriatik Kupi së bashku me Drejtorin e Policisë së Burgjeve, Paulin Rajta zhvilluan një kontroll të befasishëm dhe të plotë në ambientet e institucionit, duke vendosur një standard të qartë për zbatimin e ligjit dhe disiplinës.

Kontrolli nisi në orën 17:30 dhe përfundoi në 19:30. Gjatë operacionit u konstatuan dhe u sekuestruan 3 telefona celularë, 3 ora/telefon, mjete të improvizuara të mprehta dhe sende të tjera të palejuara.

Ky aksion është një mesazh i drejtpërdrejtë dhe pa ekuivok:
– çdo tentativë për të cenuar sigurinë, rendin dhe rregullin në institucionet e vuajtjes së dënimit do të goditet menjëherë dhe pa kompromis.



Kontrollet do të vijojnë me intensitet të lartë në të gjitha IEVP-të. Askush nuk është mbi rregullat. Përgjegjësia do të jetë individuale dhe institucionale. Toleranca është zero.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!