Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Amaneti i fundit i nënës që e shtyu drejt majave. Marsel Vangjeli, mes 25 top bodybuilder në botë

schedule11:54 - 6 Maj, 2026

schedule 11:54 - 6 Maj, 2026

Në studion e “ABC e Mëngjesit”, vjen një rrëfim që prek dhe motivon njëkohësisht, historia e Marsel Vangjeli, kampionit shqiptar në bodybuilding, që arriti majat botërore duke mbajtur gjallë një amanet: atë të nënës së tij. Për dy vite, ai përjetoi betejën më të vështirë, sëmundjen e rëndë të nënës. Por në momentet e fundit, ajo i la një mesazh që do t’i ndryshonte jetën:

“Vazhdoje sportin! Kurrë mos ndalo, sepse ti je kampion!”
Një vit më vonë, ai nuk ishte më vetëm një sportiest, ishte një profesionist i vërtetë në bodybuilding, duke u bërë pjesë e elitës ndërkombëtare dhe duke korrur suksese në gara europiane e botërore. Fitoren e tij të parë të madhe nuk e festoi me zhurmë, por në heshtje, pranë varrit të saj.
“Nëna ime ishte mbështetja ime më e madhe”, rrëfen ai. Një forcë e padukshme që vazhdon ta shtyjë përpara, në çdo stërvitje, në çdo sakrificë.

Rrugëtimi i Marselit nuk ka qenë i lehtë. E nisi stërvitjen në moshën 13-vjeçare, ndërsa sot, pas 16 vitesh përkushtimi, e ka kthyer bodybuilding-un në stil jete. Që në moshë të re, ai spikati si talent, duke u shpallur kampion në Shqipëri për tre vite radhazi dhe më pas duke bërë histori si shqiptari i parë që fiton një garë ndërkombëtare në këtë sport, në Kampionatin Ballkanik.
Sot, ai është pjesë e ligës më të fortë në botë, një rrugë që të çon drejt skenës së ëndrrave, Mr. Olympia. Një objektiv i qartë për të: të jetë mes 25 më të mirëve në botë.



Frymëzimi? Një ikonë si Arnold Schëarzenegger, por me një bindje të fortë: “Nuk bëhem dot si ai, por dua të arrij versionin më të mirë të vetes”.
Në këtë rrugë nuk kanë munguar as pengesat. Një nga momentet më të forta ishte në një garë në Serbi, ku, pas fitores, nuk iu lejua të ngrinte flamurin shqiptar në skenë. Një moment që do ta thyejë shumëkënd, por jo atë.

Edhe sot, ai thekson se bodybuilding-u në Shqipëri mbetet prapa dhe është ndër sportet më të kushtueshme. Për vite me radhë, ai ka investuar çdo të ardhur për pasionin e tij, derisa sot ka arritur të sigurojë mbështetje nga sponsorë të fuqishëm dhe të garojë në nivelin më të lartë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!