Sondazh

Tragjedia e Durrësit, a duhet futur vrasja ligjërisht në Kodin Rrugor?

Loading ... Loading ...
 

Rama: Moment delikat drejt BE/ Kryeministri ua jep meritën shqiptarëve, pa votat e të cilëve s’do të kishte negociata

schedule23:12 - 5 Maj, 2026

schedule 23:12 - 5 Maj, 2026

‘Kilometri i fundit i Shqipërisë është anëtarësimi në BE.’ Nga asambleja e PS në Gjirokastër, kryeministri Edi Rama deklaroi se vendi është në momentin më të rëndësishëm dhe delikat për të realizuar arritjen historike, e cila është më afër se kurrë.

“Duhet të jeni të vetëdijshëm, është një moment sa i rëndësishëm dhe delikat. Në rrugën drejt anëtarësimit në BE, kilometrat e fundit janë më të vështirët, më sfiduesit, që fillojnë me negociatat, mbylljen e grupkapitujve dhe më pas fundin.”, tha Rama.

Rama meritën për avancimin e procesit ua dha shqiptarëve, të cilët një vit më parë i dhanë 83 mandate PS-së, ose në të kundërt sot të gjithë do ishin te kilometri i fundit i Berishës.



“Nëse ne nuk do t’i kishim ato vota në parlament, ne sot nuk do kishim më negociata me BE-në, por do kishim presion të negocionim me palët që kemi në opozitë. Se do na kishin marrë peng në emër të integrimit. Për këtë e kisha fjalën, nuk e kisha për ndonjë ambicie për të marrë më shumë karrige në parlament, por që integrimin mos e merrte peng askush.”, u shpreh ai/

Megjithatë, Rama paralajmëroi se rreziku nga opozita mbetet brenda dhe PS do t’i përgjigjet.

“Jo vetëm janë kundër nesh, por janë të aftë të bëjnë çdo gjë. Të nxjerrin nga goja çdo lloj llumi, në çdo kanal informacioni, për ta penguar këtë rrugë. Ndaj lind nevoja që PS të bëhet një mur i pakalueshëm i dizinformimit.”, tha Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!