Pas kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është kërcënuar edhe djali i kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, Besnik Mustafa.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, përmes një postimi në Facebook. Mustafa ka publikuar mesazhin kërcënues dhe emrin e personit që ia dërgoi.
Mustafa është kërcënuar mbrëmjen e kaluar, ndërsa dje u arrestua anëtari i Nismës, Haxhi Hoti, pasi bëri një deklaratë të fortë, ku shkruante se Albin Kurti ka dy mundësi: të lërë Kosovën ose do të vritet./abcnews.al