Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dita e dëshmorëve/ Balluku nga Fieri: Mesazhi i 5 majit, të mbajmë gjallë flakën e ndezur nga dëshmorët për Atdheun

schedule11:35 - 5 Maj, 2026

schedule 11:35 - 5 Maj, 2026

Drejtuesja politike e qarkut Fier, Belinda Balluku ka kryer homazhe në varrezat e dëshmorëve në Fier, me rastin e 5 majit.

Për mediat, Balluku u shpreh se mesazhi i 5 majit është që të mbajmë gjallë flakën e ndezur nga dëshmorët për Atdheun.

Sipas Ballukut, në ditë të tilla, si ajo e dëshmorëve, nuk duhet harruar se Shqipëria është e të gjithëve, ndaj nuk duhet të ketë ndasi politike, krahinore apo fetare.



“Ju falenderoj gazetarëve të Fierit, për energjinë që keni dhe informimin e qytetarëve. Sot është një ditë shumë e rëndësishme për historinë e Shqipërisë, 5 maji. Dita e dëshmorëve të kombit dhe para pak, e kemi diskutuar me të gjithë të ftuarit, në ceremonial, në varrezat e Bashkisë së Fierit, pse është zgjedhur 5 maji. 5 maji është zgjedhur si dita kur Qemal Stafa, një nga figurat më të spikatura të luftës antifashiste nacional çlirimtare, ra dëshmor. Dhe sigurisht, kjo është një ditë që personifikon sakrificën e 28 mijë burrave, grave, vajzave dhe djemve, të cilët dhanë jetën për atdheun, duke lënë në shekuj, një mesazh shumë të rëndësishëm, nuk ka asgjë më të rëndësishme, më të çmuar, më të vyer se Shqipëria.

Në ditë si këto, përveç përkujtimit, që ne përulemi, ata përçojnë këtë mesazh tek të gjitha brezat. 5 maji është dita e dëshmorëve të atdheut, dhe si e tillë, ata dhanë jetën për Shqipërinë. Shqipëria është e të gjithëve, nuk ka ndasi politike, krahinore, as të fesë. Kjo është një ditë që duhet respektuar nga të gjithë, të jetë ditë reflektimi”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!