SHQIPËRI- Sa i përket perceptimit për politikat sociale, ndarjet janë thuajse absolute. Në PS, 96% besojnë se e majta ka bërë më shumë për shtresën e varfër dhe të mesme, ndërsa në PD, 95% mendojnë se këtë rol e ka luajtur e djathta.
Për shtresën e pasur, perceptimi përmbyset. Në PS, 56% mendojnë se e djathta u ka shërbyer më shumë të pasurve, ndërsa në PD, 57% mendojnë se këtë e ka bërë e majta.
Në aspektin ekonomik, rezulton se shumica e votuesve të PD-së vijnë nga shtresa e varfër, 55%, ndërsa për PS kjo shifër është 53%. Shtresa e mesme në masë 40% zgjedh të mos votojë ose të votojë parti të reja, ndërsa pjesa tjetër ndahet mes PS dhe PD me nga 35% secila.
Edhe shtresa e pasur tregon prirje drejt alternativave të reja, me 12%, ndërsa mes dy partive tradicionale preferon më shumë PS, 11.5%, krahasuar me 9.7% për PD-në.
Të dhënat në tabelë:

Metodologjia e sondazhit:
KAMPIONI: 1460 banorë të rritur të vendit.
Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.
Kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike.
Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/- 2.6%/abcnews.al


