Çështja e pronës vijon të mbetet një plagë e hapur.
Pyetjes në sondazhi “Zëri i Shqiptarëve” në ABC News, se pas ndryshimit të sistemit, a keni përfituar nga pronat, janë përgjigjur; ata që kanë përfituar plotësisht nga pronat ndahen mes PS dhe PD me nga 19% secila.
Ndërsa ata që nuk kanë përfituar, për shkak të ligjit 7501, shpërndahen në 26% për PS, 30% për PD, dhe një shumicë prej 44% që nuk votojnë ose zgjedhin parti të reja.

KAMPIONI: 1460 banorë të rritur të vendit.
Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.
Kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike.
Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/- 2.6%
/abcnews.al/


