Sondazh

Tragjedia e Durrësit, a duhet futur vrasja ligjërisht në Kodin Rrugor?

Loading ... Loading ...
 

Irani kryen sulme me dron, zjarr në një objekt nafte në Oman

schedule17:44 - 4 Maj, 2026

schedule 17:44 - 4 Maj, 2026

Tensionet e sigurisë janë rritur në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi autoritetet konfirmuan se katër dronë të nisur nga Irani u drejtuan drejt territorit të vendit.

Sipas një deklarate zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes, tre prej dronëve u interceptuan me sukses mbi ujërat territoriale, ndërsa i katërti ra në det pa arritur të godasë ndonjë objektiv. Autoritetet sqaruan gjithashtu se zhurmat e dëgjuara në zona të ndryshme lidhen me operacionet për neutralizimin e kërcënimeve ajrore.

Ndërkohë, raporte paraprake flasin për një zjarr të madh që shpërtheu në një objekt nafte në Fujairah, i dyshuar si pasojë e një sulmi me dron. Nuk ka konfirmim zyrtar për dëme të mëdha apo viktima.



Në Dubai, alarmi i emergjencës u aktivizua tre herë gjatë pasdites së të hënës, duke u bërë thirrje banorëve të qëndrojnë në zona të mbrojtura dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!