Sondazh

Tragjedia e Durrësit, a duhet futur vrasja ligjërisht në Kodin Rrugor?

Loading ... Loading ...
 

Sinner, fitore në tokën “armike”/ Tenisti italian triumfon në Turneun e Hapur në Madrid

schedule12:31 - 4 Maj, 2026

schedule 12:31 - 4 Maj, 2026

Nuk cilësohet si artisti I epokës, por kjo nuk e pengon që të fitojë.

Janis Sinner është dominuesi I momentit I tenisit botëror për meshkuj si dhe njeriu që quhet “Kampioni I akullt”.

Italiani me origjinë austriake nga Tiroli I Jugut, e tregoi edhe një herë se në fushë luan si ndonjë kompjuter I nivelit më të lartë të mundshëm dhe me fitoren në Madrid vendosi një rekord të ri në këtë sport.



Suksesi 2-0 në finalen e Turneut në kryeqytetin spanjoll ishte I pesti radhazi në turnetë Masters 1000.

Më herët, rekordin me 4 suksese radhazi Siner e ndante me legjendën Novak Gjokoviç që ia kishte dalë tri herë, si dhe me gjigandin tjetër, Rafael Nadal.

Finalja ndaj gjermanit Aleksandër Zverev ishte një një stërvitje, apo ecje në park.

Për fitoren iu deshën vetëm 57 minuta, me rezultatin tepër shprehës 6-1 e 6-2.

Siner kryeson renditjen botërore ATP të tenisit të meshkujve me 14 350 pikë, rreth 1400 pikë më shumë sesa rivali I tij kryesor, spanjolli Karlos Alkaraz.

Edhe fitorja në Madrid ishte domethënëse sepse u arrit në kryeqytetin e kundërshtarit numër 1.

Gjithsesi, italiani duhet ta tregojë këtë epërsi në turnetë Grand Slem, nga të cilët ka fituar vetëm 4, ndërsa Alkaraz 7.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!