Himara ka çelur zyrtarisht sezonin turistik me një sërë aktivitetesh të zhvilluara me këtë rast.
Ato do të kulmojnë në mbrëmje me një koncert festiv ku pritet të marrin pjesë emra të njohur të muzikës shqiptare.
I pranishëm do të jetë dhe grupi nga Kosova Elita 5.
Festa do të vijojë dhe të dielën ku pritet të ngjitet në skenë këngëtari grek Konstandinos Argjiros.
Aktivitetet sipas kryetarit të bashkisë Vangjel Tavo kanë si qëllim promovimin e mëtejshëm të Himarës si një destinacion turistik.
Synimi është krijimi I një pakete të plotë turistike ku çdo vizitor që zgjedh Himarën të kujtojë kujtime të paharrueshme.
Ata që zgjodhën për të pushuar në Potam të premten shijuan gjithashtu një koncert me këngë dhe valle popullore.


