Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Miqësoret u gjetën, tani “duhet” trajneri/ FSHF zyrtarizoi sfidat e qershorit, por Sylvinho nuk është “i sigurtë”

schedule12:32 - 1 Maj, 2026

schedule 12:32 - 1 Maj, 2026

Pas zhgënjimit në play off e “Botërorit 2026”, kombëtarja e Shqipërisë do të kthehet në fushë në fillim të qershorit. Gjithçka është gati, pasi Federata Shqiptare e Futbollit konfirmoi edhe dy ndeshjet miqësore në datat e lira të FIFA.

Skuadra kuqezi do të luajë kundër Izraelit dhe Luksemburgut më 3 dhe 6 qershor në “Air Albania”, ndërsa këto përballje do të tregojnë shumë për të ardhmen, jo vetëm për Ligën e Kombeve që nis në shtator.

Por deri atëherë me majin nis edhe numërimi mbrapsht deri në zbulimin e enigmës më të madhe që shoqëron kombëtaren e Shqipërisë që pas sfidat e marsit, atë në play off e Botërorit kundër Polonisë dhe miqësores me Ukrainën, që shuan entuziazmin e futbollistëve dhe tifozëve të akumuluar gjatë kualifikueseve.



A do të vazhdojë apo jo Sylvinho në pankinën kuqezi?

E vetmja gjë që dihet me siguri është që kjo pyetje do të marrë përgjigje përpara miqëroreve të qershorit, siç edhe premtoi presidenti Armand Duka në daljen e fundit përpara mediave më 17 prill.

Ai tha se zgjedhja e parë vazhdon të jetë Sylvinho. Në fillim tekniku duhet të japë aprovimin nëse kërkon të vazhdojë punën dhe më pas palët do të ulen për të limuar detajet e kontratës së re.

Edhe kjo një rrugë e gjatë, por gjithsesi brenda këtij muaji do të mësohet përfundimisht e ardhmja e trajnerit kuqezi.

Por edhe kjo është vetëm një nga shumë të panjohurat e kombëtares së Shqipërisë.

Të tjerat do të zbulohen në listën e parë të lojtarëve që do të grumbullohen për miqësoret e qershorit. Me Sylvinho, apo me dikë tjetër, për t’u parë mbetet, nëse në skuadrën kuqezi do të nisë një tjetër cikël rinovimi. Baza e ekipit duket solide, por ndeshjet e fundit treguan se ka vend për shumë përmirësime, në emra dhe në lojë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!