Nuk është më sulmuesi legjendar i dikurshëm, por instinkti nuk vdes kurrë. Kristiano Ronaldo po kalon më në fund një sezon siç e ka ëndërr, dhe po i afrohet titullit kampion në Arabinë Saudite.
Po ashtu, po I afrohet nivelit mitik të 1000 golave të shënuar në karrierë.
Në fitoren e radhës që skuadra e tij Al Nasr, arriti në ligën profesioniste saudite ndaj një rivali të madh si Al Ahli, CR7 shënoi një tjetër rrjetë, atë për 1-0, dhe shpërthimi emocional ishte I fuqishëm.
Kjo sepse u desh të priteshin 76 minuta përpara sesa legjenda portugeze të shënonte në mënyrën e tij të veçantë, në ajër. Tashmë, Kristiano ka 970 gola në karrierën e tij të gjatë, dhe I duhen edhe 30 për të arritur atë që si synim prej kohësh.
Mund t’ia dalë, sepse në Arabi ka shënuar plot 120 herë. Gjithsesi, superylli portugez nuk mundet ta fitojë Këpucën e Artë, ose do ta ketë shumë të vështirë, pasi rivalët janë më lart.
Për të, megjithatë, më shumë rëndësi ka titulli kampion, që do të ishte I pari që kur mbërriti në Lindjen e Mesme. Al Nasr ka 20 fitore radhazi dhe po I afrohet suksesit të madh duke lënë prapa rivalin kryesor Al Hilal./abcnews.al


