BE u ka bërë thirrje turistëve dhe udhëtarëve të mërkurën që të vazhdojnë me planet e tyre të pushimeve dhe udhëtimeve, duke thënë se nuk kishte mungesë karburanti për avionë dhe se ata do të mbroheshin në rast se ndodhte ndonjë ndërprerje.
Komenti është bërë nga Komisioneri Evropian për Transportin dhe Turizmin e Qëndrueshëm, Apostolos Tzitzikostas, gjatë një takimi të ministrave të transportit të bllokut, në Qipro.
Ai gjithashtu u ka bërë thirrje turistëve dhe udhëtarëve të mos përmbahen nga bërja e planeve të udhëtimit dhe pushimeve.
“Nëse qytetarët tanë ose turistët potencialë nga vendet e treta nuk ndihen mjaftueshëm të sigurt për të rezervuar udhëtimet dhe pushimet e tyre, një krizë do të na godasë më shpejt nga sa mendojmë dhe duhet të shmangim hyrjen në këtë spirale”, ka thënë Tzitzikostas.


