Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

VIP-at kërkojnë ‘teleburg’/ Avokati: Seancat publike, ‘mbrojtje’ për të pandehurit

schedule20:40 - 28 Prill, 2026

schedule 20:40 - 28 Prill, 2026

Avokati Arbër Hoxha tha se, sipas Kodit të Procedurës Penale, seancat janë publike përveç rasteve që lidhen me sigurinë kombëtare ose të miturit. Ai theksoi se transparenca është një mbrojtje e rëndësishme për të pandehurit dhe se prokurorët duhet të jenë të përgatitur për të përballuar seanca publike.

“Kodi i procedurës penale thotë se nëse ka çështje të sigurisë kombëtare, apo nëse janë të mitur, seancat janë publike. Nuk ka asgjë të keqe, edhe standardi i vendosur nga Kushtetuesja, të gjitha seancat janë publike dhe kushdo mund të shkojë në ato seanca, çdokush që zbaton solemnitetin. Seancat publike janë një mbrojtje më e madhe për të pandehurit.

 Një prokuror që ka pranuar të marrë një pagë afërsisht 7 mijë euro, gati shtatëfishi i pagës së një mjeku, duhet të jetë në lartësinë për të përballuar një seancë publike.”



/ abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!