Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Ilir Beqaj jashtë kafazit/ GJKKO pranon kërkesën, pranë avokatëve në seancën e radhës

schedule14:07 - 28 Prill, 2026

schedule 14:07 - 28 Prill, 2026

Përpjekjet e ish ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj për të dalë nga kafazi i qelqtë i Gjykatës së Posaccme, morën fund këtë të martë, pasi togat e zeza vendosën të pranojë kërkesën e tij që të qëndrojë i ulur në sallën e gjyqit.

Trupa e gjyqtarëve vlerësoi se duke marrë parasysh sjelljen e të pandehurit, procesin gjyqsor me një të pandehur, numrin e ulët të pjesëmarrëse në sallë si dhe faktin që në këtë proces Ilir Beqaj nuk ka masë arrest me burg, ky i fundit mund të qëndrojë i ulur pranë avokatëve të tij.

Për këtë, treshja e gjyqtarëve tha se do të njoftohet Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve që në seancën e radhës të datës 21 maj, të zbatojë urdhrin dhe vendimin që u shpall këtë të martë.



Kjo nuk ishte e vetmja kërkesë që Beqaj dhe avokatët e tij paraqitën përpara GJKKO. Mbrojtësi i tij ligjor Ermal Yzeiraj kërkoi pushimin e ccëshjes penale në ngarkim të klientit të tij, ose në alternativë kontroll incidental.

Lidhur me këto kërkesa, GJKKO do të shprehet në seancën e radhës që do të zhvillohet në Gjykatën e Posaccme.

Në ccështjen penale të Sterilizimit, Beqaj ka dy masa sigurie detyrim paraqitje dhe ndalim i daljes jashtë vendit. Ky i fundit mbahet në paraburgim për një tjetër procedim penal të SPAK, që lidhet me abuzimet me fondet e SASPAC./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!