Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

“Shqipëria, përparim kundër pastrimit të parave”/ “Moneyval” vlerëson reformat e qeverisë pas daljes nga lista gri

schedule12:07 - 28 Prill, 2026

schedule 12:07 - 28 Prill, 2026

Shqipëria ka shtuar luftën kundër pastrimit të parave. Pas daljes nga lista gri një mision i MoneyVal ka vizituar Shqipërinë për të vijuar reformat kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Zv.kryeministrja Albana Koçiu tha se tashmë fokusin e kanë vendosur në uljen e përdorimit të CASH në ekonomi ndërsa një risi në këtë drejtim do të jetë përdorimi I inteligjencës artificiale për të evidentuar trasaksionet e dyshimta.

Shqipëria ka bërë një progres të dukshëm kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Pas daljes nga lista gri për pastrimin e parave  në 2023 dhe përmirësimit të vazhdueshëm të treguesve financiarë   Shqipëria priti një mision të veçantë të MONEYVAL për të vlerësuar vijimin e reformave. Formalizimi i ekonomisë,  dhe lufta kundër pastrimit të parave është një tregues për më shumë besim dhe investime në vend.



Prioritet mbetet ulja e përdorimit të cash dhe kalimi drejt një ekonomie digjitale dhe të gjurmueshme duke ndërtuar një sistem financiar më të fortë.

Futja në përdorim e inteligjencës artificiale  ka në fokus uljen e mëtejshme të transaksioneve të dyshimta. Gjatë vizitës, ekipi i vlerësimit MONEYVAL u takua me përfaqësues të agjencive kryesore duke përfshirë ministritë, drejtësinë penale, autoritetet e zbatimit të ligjit dhe mbikëqyrjes, si dhe agjenci të tjera operative.

Takimet u zhvilluan gjithashtu  edhe me përfaqësues të sektorit privat, duke përfshirë bankat dhe institucionet e tjera financiare, noterët, avokatët, kazinotë, agjentët e pasurive të paluajtshme dhe organizatat jofitimprurëse.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!