Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Një nga bosët më të kërkuar të krimit! Si u kap ‘El Jardinero’ në Meksikë, rreth 500 ushtarë dhe 6 helikopterë morën pjesë në operacion

schedule11:47 - 28 Prill, 2026

schedule 11:47 - 28 Prill, 2026

Forcat speciale në Meksikë arrestuan, një nga figurat kryesore të Karteli i Gjeneratës së Re të Jalisco-s, Audias Flores, i njohur  edhe si “El Jardinero”.

Ai shihej gjithashtu si një pasardhës i mundshëm i liderit të kartelit, Nemesio Oseguera.

Sipas autoriteteve, operacioni u drejtua nga Marina Meksikane, e cila rrethoi një vendstrehim në zonën El Mirador, rreth 20 kilometra në veri të Puerto Vallarta.



Në momentin e ndërhyrjes, Flores mbrohej nga rreth 30 automjete dhe mbi 60 persona të armatosur.

Operacioni konsiderohet një goditje e rëndësishme ndaj strukturës së kartelit, i cili mbetet një nga organizatat më të fuqishme dhe më të rrezikshme kriminale në rajon.

Ky aksion erdhi si rezultat i 19 muajve mbikëqyrje, dhe u krye me pjesëmarrjen e mbi 500 ushtarëve, inteligjencës amerikane si edhe 6 helikopterë të përfshirë.

Autoritetet vijojnë hetimet për të identifikuar bashkëpunëtorët dhe rrjetin e tij të operimit.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!