Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Arrestohet Ervin Mata/ Policia: Fshihej në Brazil, përdorte letra false angleze. Pritet ekstradimi në Shqipëri

schedule20:39 - 27 Prill, 2026

schedule 20:39 - 27 Prill, 2026

Arrestohet në Brazil Ervin Mata, 39-vjeçari i akuzuar nga SPAK se ka koordinuar një grup kriminal për trafikimin e 240 kilogramëve kokainë në vitin 2020, në kuadër të një hetimi të gjerë ndërkombëtar me EUROJUST dhe EUROPOL. Ai u kap në qytetin Ilha Bela gjatë operacionit “The Ëanted”, pas shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tirana dhe Interpol Brasilia.

Grupi kriminal, me veprimtari në Shqipëri, Amerikën e Jugut dhe Europë, u hetua në kuadër të një procedimi penal të SPAK, në vitin 2023, në bashkëpunim me EUROJUST, EUROPOL dhe agjencitë ligjzbatuese të 6 shteteve.

Në fokus të hetimeve është edhe fakti se Mata fshihej duke përdorur dokumente identifikimi angleze të falsifikuara, të cilat i mundësuan lëvizjen dhe qëndrimin për një kohë të gjatë në Brazil pa u identifikuar.



Autoritetet dyshojnë se këto dokumente janë siguruar përmes rrjeteve kriminale ndërkombëtare, ndërsa tashmë po vijon bashkëpunimi mes strukturave ligjzbatuese për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, ku ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg” për trafik narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!