Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

27 vite nga Maskara e Mejës/ 376 të vrarë nga serbët në ekzekutimet më masive gjatë luftës

schedule17:10 - 27 Prill, 2026

schedule 17:10 - 27 Prill, 2026

27 vite nga masakra e Mejës.

Më 27 prill të vitit 1999 forcat serbe kryen një tjetër masakër duke vrarë 376 persona në Mejë të Gjakovës.

Mes viktimave katër kanë qenë gra, përfshirë 15 vjeçaren Klaudia Malaj, viktima më e re e Masakrës.



Forcat serbe rrethuan zonën dhe kryen masakrën me ekzekutime masive.

Masakra nisi që në orët e para të mëngjesit ku djemë dhe burra nga mosha 15-60 vjeç u grumbulluan dhe më pas i ekzekutuan.

Burrat u nxorën nga kolonat e refugjatëve në një pikë kontrolli në Mejë ndërsa familjet e tyre u urdhëruan të vazhdojnë rrugën për në Shqipëri.

Masakra konsiderohet si më e madhja gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999.

Vetëm një pjesë e kufomave janë gjetur, pjesa tjetër janë vënë në kamionë dhe janë transportuar në Serbi ku janë varrosur në varreza masive ose janë djegur për të zhdukur gjurmët.

Pavarësisht kërkesave të familjarëve dhe organizatave të ndryshme në Kosovë që trupat e tyre të kthehen nga Serbia, për këtë çështje nuk ka patur asnjë zgjidhje.

Një pjesë e viktimave janë identifikuar përmes dëshmive, dokumenteve dhe analizave të kryera nga organizata ndërkombëtare dhe burime të pavarura në terren, të përmbledhura nga Instituti i Krimeve të Kryera gjatë Luftës.

Gjatë luftës në Kosovë, nga viti 1998 deri më 1999, janë vrarë mbi 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë janë zhdukur. Rreth 1.600 persona, kryesisht shqiptarë, janë ende në kërkim.

27 prilli është shpallur edhe dita e të zhdukurve, në kujtim të atyre që vdiqën nga masakrat serbe dhe për të cilët ende nuk ka një banesë të fundit…

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!