Policia ka arrestuar dy shtetase nga Kina, pasi në apartamentet e marra me qira në Tiranë ushtronin prostitucion. Gjithashtu janë proceduar penalisht 3 persona, të cilët ishin përfitues nga kjo veprimtari.
Janë sekuestruar shuma parash të dyshuara të përfituar nga kjo veprimtari dhe 2 celularë.
“Në kuadër të operacionit u vunë në pranga shtetaset nga Kina H. Ë., 40 vjeçe dhe K. Sh., 38 vjeçe, pasi nga hetimet rezultoi se ushtronin prostitucion, në një apartament që e kishin marrë me qira, në rrugën “Mysylm Shyri””, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.


