Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Himara zhvillon dhe turizmin malor/ Interes për Paketën e Maleve, Tavo për ABC News: Mbi 300 aplikime

schedule13:32 - 27 Prill, 2026

schedule 13:32 - 27 Prill, 2026

Himara përtej  tërheqjes së turistëve të huaj e vendas  që shijojnë bregdetin ka  në fokus edhe zhvillimin e turizmit malor e rural.

Kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo tha se  ka pasur interes të shtuar për të realizuar projekte në kuadër të Paketës së Maleve ku deri më tani në këtë bashki janë regjistruar më shumë se 300 aplikime.

“janë rreth 300 aplikantë në të gjithë bashkinë, duhet të kesh pjesë të trashëgimisë tënde një sipërfaqe pyjore, ose mal, ose ta kesh në procedim prej më shumë se 10 vitesh me dokumente ligjorë shtetërorë. Nuk duhet të mendojë njeri që u hap kjo paketë malesh dhe unë do vi nga Gjirokastra dhe do marr një sipërfaqe për ta zhvilluar në Himarë, kjo nuk do të ndodhë!” tha Tavo.



Çelja e sezonit turistik për këtë vit në Himarë priet të bëhet në fillim të majit. Megjithatë, sezoni duket se ka nisur më herët, pasi muaji prill ka shënuar një numër të lartë turistësh.

“Ka mbi një muaj ku vizitorët e parë kanë filluar të vijnë në Himarë dhe në muajit prill hotelet janë të hapura, janë pothuajse të gjitha të rezervuara. Pritet që këto ditë të happen edhe pjesa tjetër e kapaciteteve akomoduese që ka Himara, ka një kërkesë të shtuar në krahasim me një vit më parë,” shtoi më tej Tavo.

Për këtë vit në Himarë është konfirmuar një rritje e numrit të njësive akomoduese ndërsa 49% e hapësirës së plazheve në Himarë do të jenë publike, në dispozicion të banorëve dhe turistëve vendas e të huaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!