Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Një shqiptar me titull në Skoci/ Sabah Kerjota po i afrohet suksesit më të madh të karrierës

schedule12:24 - 27 Prill, 2026

schedule 12:24 - 27 Prill, 2026

Kur luante në nivel kaq të ulët, nuk besonte se mund të vinte kjo ditë. Një shkodran me shumë ëndrra kishte dalë nëpër Europë për t’u bërë një emër në futbollin profesionist, veçse Italia nuk është se e ndihmoi shumë.

Sabah Kerjota, sot 24 vjeç, provoi gjithçka, por nuk arriti më shumë se kategorinë e katërt në Apenine, ku ishte i rëndësishëm, por edhe i pakënaqur. Gjithsesi, në një prekje të fatit, shkodrani kaloi nga Sambenedeteze tek Harts i Midlotianit në elitën e Skocisë dhe kështu gjithçka u kthye përmbys.

Kerjota, edhe pse jo një nga lojtarët më të aktivizuar, po e realizon një ëndërr të madhe, atë të fitores së titullit kampion. Harts është në krye të Premier Ligës skoceze, me tri pikë më shumë se gjigandi Sëlltik dhe 4 më shumë se Gllazgou Rejnxhërsi.



Pikërisht në ndeshjen e fundit atë në fushën e Hibernianit, Kerjota shërbeu asistin për golin e fitores shënuar në minutën e 86-të nga Bler Spitël. Një rrjetë vendimtare, pas një pasimi të saktë, që mund të sigurojë pikërisht titullin.

Pas sfidës, trajneri I Hartsit, Derek Mekinis, e lavdëroi shqiptarin për talentin dhe guximin për të hyrë në duele një për një e për të krijuar hapësira në ndeshje kur mbrojtja kundërshtare është e mbyllur si bunker.

Kerjota ka dy asiste këtë sezon në kampionatin skocez, dhe edhe i pari ishte dramatik. Kjo ndodhi në minutën e fundit në ndeshjen pikërisht ndaj Hibernianit në shtëpi, fituar 1-0 në tetor të vitit të kaluar, dhe shkodrani krijoi rrjetën në minutën e fundit.

Kur duhen edhe 4 javë deri në përfundim të kampionatit, Harts ka 73 pikë ndaj 70 të Sëlltikut, dhe nëse do t’ia dilte mbanë, kjo do të ishte hera e parë që nga viti 1985 që kampione e Skocisë nuk do të ishte Sëlltiku apo Rejnxhërsi. Pra, po ndodh mrekullia pas mbi 40 vjetësh.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!