Burime paraprake konfirmojnë se grupi hetimor ka zbardhur ngjarjen, ku mbetën të vrarë Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij, Gentjana Mujeci.
Prova kryesore është automjeti i dytë që shfaqet në vendngjarje, ndërsa po qëllohej ndaj automjetit me të cilin lëvizte çifti Mujeci.
Janë marrë kamerat e sigurisë në vendngjarje, si dhe pamjet nga lokali në dalje të Lezhës ku kishte qëndruar çifti para se të nisej drejt banesës së tyre, si dhe kamerat e bizneseve përgjatë rrugës Balldren–Mali Jushit.
Policia e Lezhës pritet të mbajë një konferencë për median në orën 11:00.


