Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump: Nëse iranianët duan që lufta të mbarojë, duhet të na telefonojnë

schedule20:50 - 26 Prill, 2026

schedule 20:50 - 26 Prill, 2026

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump deklaroi se Irani ka mundësi të kontaktojë drejtpërdrejt Washingtonin nëse dëshiron të negociojë përfundimin e konfliktit mes dy vendeve.

Në një intervistë telefonike për emisionin The Sunday BriefingFox News, Trump u shpreh se kanalet e komunikimit janë të hapura dhe funksionale. “Nëse duan të flasin, mund të vijnë tek ne ose të na telefonojnë. Ka një telefon dhe kemi linja të mira dhe të sigurta”, tha ai.

Presidenti amerikan shprehu optimizëm për një përfundim të shpejtë të luftës, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara do të dalin fituese. Ai shtoi se disa nga përfaqësuesit iranianë me të cilët po zhvillohen kontakte janë “shumë të arsyeshëm”, ndërsa të tjerë jo, duke shpresuar që Teherani “do të sillet me zgjuarsi”.



Në të njëjtën intervistë, Trump kritikoi aleatët perëndimorë, veçanërisht NATO, për mungesë mbështetjeje ndaj SHBA-së në çështjen e Iranit.

Deklaratat e Trump vijnë në një kohë tensionesh të larta ndërkombëtare, ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë hapa konkretë drejt negociatave mes palëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!