Policia e Fierit ka prangosur një 52-vjeçar, banues në fshatin Ferras. Sipas policisë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ai dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri automatik kallashnikov dhe ka kanosur fqinjen e tij, gjithashtu banuese në fshatin Ferras.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar municion luftarak, ndërsa vijon puna për gjetjen e armës së zjarrit të dyshuar.
Konfliktet mes tyre kanë qenë të shpeshta.
Ai akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.


