Shqipëria ka mundësi të fitojë më shumë medalje në Kampionatin Europian të mundjes që po mbahet në Tiranë. Mundësi kuqezi, Abakarov, u kualifikuar për në finalen e turneut, pas fitores së thellë në gjysmëfinalen e zhvilluar në Arenën “Feti Borova”.
Përballë tij ishte mundësi nga Azerbajxhani, Novruzov, dhe suksesi ishte i thellë, me rezultatin 14-3.
Kjo ishte fitorja e tretë e Abakarovit në këtë Europian, ndërsa këtë të diel do të luftojë për medaljen e artë. Ai është shpallur edhe më parë kampion i Europës, kur triumfoi në vitin 2022 në Beograd.


