Ende nuk kemi arritur në pikun e alergjive të stinës, bluzat e bardha ngrejnë shqetësimin e vetëmjekimit nga pacientët. Sipas mjekeve marrja e medikamente pa një recetë, jo vetëm që nuk e trajton alergjinë, por, shpesh herë shkakton mbivendosje të diagnozës, duke rënduar gjendjen e pacientit.
“Një pjesë e alergjikëve të stinës vetëmjekohen, pasi simtomat u shfaqen në rrugë pasi dalin nga shpi, prej poleneve dhe shkojn në farmaci për të marr mjekim. Ky mjekim nuk duhet të zgjasë më shumë se 2-3 ditë, por duhet të sigurohet trajtimi nga mjeku specialistë. Pasi gjithmonë mjekimi duhet të dihet për sa kohë duhet ta marrim këtë mjekim, për çfarë po e marrim, dhe nëse u përshtatet veçorive tona individuale. Mbas pandemisë, pas 2020 kemi çorientim të këtyre pacientëve alergjik, pasi një pjesë vizitohen vetëm për azmën bronikale, dhe pas disa vitesh shohim që nuk shkon mirë pasi azma nuk kontrollet plotësisjt del. Duke vonuae diagnozën gjendja rëndohet.”
Sipas specialistëve vetëmjekimi është më i përhapur tek adultët dhe personat në moshë aktive, të cilët shpesh, për shkak të angazhimeve, kërkojnë zgjidhje të shpejta.
“Adultët janë ata që marrin më shumë vetëmjekim, por edhe mosha aktive. Ngaqë të zënë me punë kërkojn të marrin këshilla apo rekomandime nga të afërmit e miqtë që kanë përdor më parë. Por është e gabuar, sepse ka disa veçori që duhen vlerësuar nga mjeku specialistë.”
Një tjetër problem është ngatërrimi i alergjisë me virozat sezonale, për shkak të ngjashmërisë së simptomave. Megjithatë, mjekja alergologe Mira Xhixha tregon dallimet mes tyre, se kur duhet të shqetësohemi për alergji.
“Tek virozat kemi temperaturë dhe shpesh dhimbje koke që vazhdon. Alergjia nuk shoqërohet me temperaturë dhe zakonisht nuk jep dhimbje koke,” shpjegon mjeku. “Virozat zgjasin 5-7 ditë, ndërsa alergjia mund të zgjasë deri në dy javë ose më shumë.”
Për të lehtësuar simptomat dhe për të shmangur përkeqësimin e gjendjes, mjekët rekomandojnë masa të thjeshta parandaluese.
“Mbajtja e syzeve dhe maskës në ambientet e jashtme ndihmon në reduktimin e kontaktit me polenet,”.
Sipas specialistëve të shëndetiti piku i alergjive nga polenet dhe barishtet pritet të arrij në mesin e muajit Maj./abcnews.al


