Dy persona janë arrestuar në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i Lojërave”.
Nga veprimet hetimore rezultoi se në rrugën “Ali Progri”, në lokalin që administrohej nga një 33-vjeçar dhe ku ishte i punësuar edhe një 20-vjeçar, organizoheshin lojëra fati në kundërshtim të hapur me ligjin.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 aparate celularë, si dhe sende të tjera që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme./abcnews.al


