Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U monitorua nga policia me dron/ Arrestohet 48 vjecari në Tiranë, transportonte armë zjarri me qëllim shitjen

schedule11:00 - 24 Prill, 2026

schedule 11:00 - 24 Prill, 2026

Një 48-vjeçar u arrestua në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Barriera”

Ligor Mehmeti u ndalua nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Myslym Keta”, Tufinë, ndërkohë që lëvizte me automjetin e tij.

Nga kontrollet në automjet, u gjetën 3 armë zjarri, 2 pistoleta dhe 1 armë taktike luftarake, që dyshohet se ky shtetas i posesonte me qëllim shitjen në zonat “Fresku” dhe “Tufinë”.



Armët e zjarrit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 3 krehra me municion, automjetin që drejtonte 48-vjeçari dhe celularin e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!