Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Abuzoi me fondet e UEFA, pranga shqiptarit/ Arrestohet ish presidenti i federatës në RMV, Muhamed Sejdini

schedule17:07 - 23 Prill, 2026

schedule 17:07 - 23 Prill, 2026

Muhamed Sejdini, ish-presidenti shqiptar i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, është arrestuar nga autoritetet nën dyshimin për përvetësim fondesh dhe shpërdorim detyre.

Sipas informacioneve zyrtare, Sejdini dyshohet se ka përvetësuar rreth 700 mijë euro të akorduara nga UEFA për zhvillimin e futbollit në vend dhe ndërtimin e një tribune në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër.

Rasti është zbuluar nga drejtuesit e rinj të federatës, ndërsa hetimet janë nisur nga Prokuroria e Shkupit. Arrestimi është kryer nga strukturat për luftën kundër krimit të organizuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme.



Sejdini mori drejtimin e Federatës së Futbollit në Maqedoninë e Veriut fillimisht si ushtrues detyre në mars të vitit 2019 dhe më pas u zgjodh president në vitin 2021.

Gjatë periudhës së drejtimit të tij, janë ngritur vazhdimisht dyshime për keqmenaxhim të fondeve të dhëna nga UEFA, në një kohë kur futbolli maqedonas përballej me probleme infrastrukturore.

Prokuroria ka njoftuar se në ditët në vijim pritet të publikohen detaje të tjera lidhur me këtë çështje.

Muhamed Sejdini u bë i njohur si shqiptari i parë në krye të Federatës së Futbollit në Maqedoninë e Veriut.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!