Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Afatet e fundit për presidentin/ Politika në Kosovë, akuza për mosbashkëpunim dhe qëndrime autoritare

schedule16:47 - 23 Prill, 2026

schedule 16:47 - 23 Prill, 2026

Java e fundit për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, sipas kryeparlamentares në Kosovë Albulena Haxhiu duhej të shfrytëzohej për të gjetur një konsensus mes palëve, por për të nuk ka reflektimn dhe as vullnet nga partitë opozitare për postin e presidentit.

Sipas Haxhiut, vendit nuk i duhen zgjedhjet e jashtëzakonshme.

“Është dashur që, gjithë kjo javë që kemi pasur përpara vetes, të shfrytëzohet në drejtim të arritjes së një konsensusi për të zgjedhur presidentin apo presidenten e vendit – me mandat 5-vjeçar. Vendit nuk i duhen zgjedhje të jashtëzakonshme në Republikën e Kosovës.”



Haxhiu tha se as sot ajo nuk e di kush është kandidati i opozitës për president.

“Unë sot e kësaj dite nuk e di se kush është emri i kandidatit të opozitës apo të PDK-së, LDK-së për president. Nëse ju e dini më tregoni. Por unë të paktën deri tani as nga takimet që ka pasur kryeministri Kurti por as publikisht nuk kam dëgjuar që këto dy subjekte politike kanë ndonjë emër për president.”

Por për deputeten e LDK, Jehona Lushaku Sadriu është partia më e madhe që nuk po prodhon zgjidhje.

“Dhe vërtet është fatkeqësi; një është për shkak se është tepër fatkeqësi kur qytetarët e shohin si potencial për të qeverisur, ia besojnë dikujt me një masë aq të madhe, dhe në anën tjetër nuk kemi as qeverisje të mirë e as zgjidhje të problemeve kyçe. Por në zëvendësim të kësaj, Vetëvendosje po na jep një krizë të re politike ku qytetarët do të lihen të vetëm, e ai do të qeverisë kryeministri do të qeverisë i pambikëqyrur. Domethënë tipike për një sistem autoritar.”

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri ka konfirmuar se si grup nuk do të marrin pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit e në të cilën do të propozohen dy kandidatë prej një partie.

“Asnjëherë, prej kur ka filluar diskutimi për president, nuk ka pasë konsultim serioz. Nuk ka pasë qëllim me ardhë deri te një president i cili ka tipare unifikuese dhe konsensuale. Ajo që u diskutua për dy muaj rresht është për Qeverinë e Kosovës, a do dikush me marrë përsipër me qenë në Qeverinë e Kosovës, po jo për me ardhë deri te një emër konsensual.”

Në rast të skadimit të afatit nga gjykata kushtetuese në 28 prilli, vendi shkon në zgjedhje brenda 45 ditëve, duke pritur fundin e majit apo javën e parë të qershorit si data për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, të tretat nacionale brenda dy vitesh.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!