Tre persona janë arrestuar në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Koeficienti”, për goditjen e veprimtarisë të kundërligjshme të lojërave të fatit.
Gjatë operacionit u konstatua se pronari, 2 klientë dhe kamerieri 17-vjeçar në një lokal në Rrugën e Dibrës, vinin baste sportive, me celularë.
Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, ata u arrestuan në flagrancë si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për 17-vjeçarin./abcnews.al


