Manchester United ka marrë një tjetër fitore në Premier League, duke mposhtur në transfertë 0-2 ekipin e Burnley. “Djajtë e Kuq” patën një nisje sezoni për t’u harruar dhe po merrnin rezultate shumë negative. Megjithatë, bordi drejtues vazhdoi t’i besojë trajnerit Ole Gunnar Solskjaer dhe projektit të tij.
Të rinjtë e Manchester United po rriten dita-ditës dhe sulmi Martial-Rashford duket i pandalshëm. Ishte pikërisht kjo dyshe e sulmit që i dha fitoren “Djajve”, me atë dy gola në minutë e 44-ët dhe 90+5′. Për Martial, ky gol ishte i shtati në Premier League, ndërsa Rashford ka shënuar plot 12 herë.
Kjo fitore, e ngjiti Manchester United në kuotën e 31 pikëve në vend të pestë, vetëm një pikë më pak se Chelsea në vendin e katërt. Duket se “Djajtë e Kuq” kanë nisur ngjitjen në tabelë dhe në javët e fundit, kanë rikuperuar shumë pozicione./abcnews.al
Premier League
Bunrley – Man. United 0-2
Martial 44′, Rashford 90+4′