Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kalkulimet e brendshme bëjnë që problemet të mos zgjidhen”, Minxhozi: Rama dhe Mitsotakis kanë arsye të jenë të kënaqur nga takimi

schedule21:19 - 22 Prill, 2026

schedule 21:19 - 22 Prill, 2026

TIRANË- Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në “Real Story”, deklaroi se kryeministri Edi Rama dhe homologu grek Kyriakos Mitsotakis kanë arsye të jenë të kënaqur nga takimi i tyre.

Sipas tij, Rama sqaroi disa momente të errëta dhe u fut në mesin e një paragjykimi të madh që e rrethon si lider politik për ato që ka thënë dhe ka bërë në të shkuarën, duke pasur njëkohësisht mundësinë për të bërë “PR” të tij të lavdërueshëm.

Minxhozi thekson se ekziston një traditë e vendosur mes dy vendeve, ku paragjykimet ose gjykimet e shtrembra kanë krijuar gjithmonë fërkime më të mëdha sesa vetë problemet.



“Rama dhe Mitsotakis kanë arsye të jenë të kënaqur nga ky takim sot. Rama sqaroi disa momente të errëta dhe u fut në mesin e një paragjykimi të madh që e rrethon si lider politik për ato që ka thënë dhe ka bërë në të shkuarën, dhe pati mundësinë për të bërë PR të tij të lavdërueshëm, ndërsa merr pjesë në një forum ndërkombëtar.

Nuk ishte një vizitë e mirëfilltë dypalëshe. Është një traditë e vendosur mes dy vendeve, ku paragjykimet ose gjykimet e shtrembra në rastin më të mirë kanë krijuar gjithmonë fërkime që kanë qenë më të mëdha sesa janë vetë problemet.

Përse në vitin 2026 këto dy shtete nuk gjejnë mënyrën për të zgjidhur ato që kanë për të zgjidhur dhe, për fat të keq, kalkulimet e brendshme bëjnë që problemet të mos zgjidhen, sepse duhet të rrinë të hapura në mënyrë që të keqpërdoren kur të vijë momenti. Ky është problemi.”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!