Parlamenti i Greqisë votoi këtë të mërkurë për ti hequr imunitetin 13 deputetëve të partisë Demokracia e Re e kryeministrit ne detyre Kyriakos Mitsotakis, pas kërkesës së prokurorëve Grekë dhe të Prokurorisë Publike Europiane në kuadër të hetimeve për një skandal të madh me subvencionet bujqësore të Bashkimit Europian.Sipas autoriteteve greke dhe atyre europiane , rrjeti i dyshuar ka përfituar në mënyrë të paligjshme të paktën 23 milionë euro, pasi skema mashtruese nisi rreth vitit 2018.
Hetimet lidhen me përvetësimin e fondeve të BE-së përmes deklarimeve të rreme për toka bujqësore dhe numrin e bagëtive. Mediat Greke kane raportuar se vete deputetet kishin kerkuar heqjen e imunitetit te tyre por në fakt Athina zyrtare ishte përballur prej javësh me presion maksimal nga Bashkimi Europian për të ndërmarrë një hap të tillë. Zyra e Porkurorise Publike Europiane ka beret e ditur se po heton gjithsej 20 anetare te Demokracise se re perfshire deputete aktual dhe ish deputete.
Sipas raportimeve, personat nën hetim janë përmendur në përgjime ligjore, ku dyshohet se diskutonin raste të fermerëve të caktuar dhe përpiqeshin të ndërhynin në favor të tyre. Skandali ka sjellë dorëheqjen e disa figurave të larta politike, përfshirë dy ministra dhe dy zëvendësministra gjatë këtij muaji, duke detyruar qeverinë të kryejë një riformatim kabineti. Zyra e Prokurorit Publik Europian ka sqaruar se hetimi përfshin akuza për “nxitje të shpërdorimit të besimit, mashtrim kompjuterik dhe deklarime të rreme me qëllim përfitimin e paligjshëm për palë të tjera”. Në Greqi, ministrat nuk mund të ndiqen penalisht drejtpërdrejt nga gjykatat.
Çdo hetim ndaj tyre duhet të kalojë fillimisht përmes Parlamentit, një procedurë e ndërlikuar që shpesh bllokohet nga shumica qeverisëse. Policia greke vitin e kaluar kreu dhjetëra arrestime lidhur me këtë skandal, megjithëse të dyshuarit nuk ishin politikanë. Disa anëtarë të qeverisë kanë deklaruar se hetimi ka motive politike dhe kanë kritikuar rrjedhjet e shpeshta të informacionit në media.
Kryeministri Mitsotakis reagoi ne fundjave në Facebook duke thënë se Zyra e Prokurorit Publik Europian duhet të “provojë objektivitetin e saj”. Prokuroria Evropiane e kishte bërë publik skandalin për herë të parë në maj të vitit të kaluar, duke akuzuar përfituesit e subvencioneve se deklaronin toka që nuk i zotëronin dhe frynin numrin e bagëtive në ferma. Në disa raste, pagesa përfitonin edhe persona pa asnjë lidhje me bujqësinë.


