Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kemi histori mikpritjeje që duam ta ruajmë”, Rama në Athinë: Hapëm dyert për disa mijëra afganë që në Evropë askush nuk i donte!

schedule19:19 - 22 Prill, 2026

schedule 19:19 - 22 Prill, 2026

Kryeministri Edi Rama në Forumin Ekonomik të Delphi theksoi traditën historike të Shqipërisë për mikpritje dhe mbrojtje të jetës njerëzore, duke e cilësuar vendin si unik në Evropë për këtë aspekt.

Ai u shpreh se në fund të Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria kishte më shumë hebrenj se para fillimit të luftës dhe se nuk ka raste të dokumentuara të dorëzimit të tyre te nazistët.

Nga Athina, Rama përmendi gjithashtu se vendi ka strehuar rreth 25 mijë ushtarë italianë pas kapitullimit të Italisë, duke i mbrojtur nga forcat naziste, si dhe ka pritur mijëra afganë pas ngjarjeve në Kabul.



Sipas tij, Shqipëria ka ofruar gjithashtu strehim për qytetarë iranianë për arsye humanitare, të cilët jetojnë prej vitesh në vend dhe janë shpëtuar nga rreziku.

“Ne kemi një histori dhe duhet t’i kthehemi historisë. Kemi një histori mikpritjeje që duam ta ruajmë dhe ta ushqejmë. Siç duhet ta dini, Shqipëria është i vetmi vend në Evropë dhe, për këtë arsye, jemi unikë, që në fund të Luftës së Dytë Botërore kishte më shumë hebrenj se sa përpara se të niste kjo luftë. Nuk ka shifra apo të dhëna për asnjë hebre të dorëzuar te nazistët.

Ne kemi mbrojtur edhe 25 mijë italianë, pjesë e ushtrisë pushtuese, kur Italia kapitulloi; i mbrojtëm nga nazistët. Pranuam afganë pas largimit nga Kabuli në një situatë të vështirë dhe të turpshme. Hapëm dyert për disa mijëra afganë që në Evropë askush nuk i donte.

Sa për iranianët, na u kërkua të konsideronim strehimin e tyre jo për ta përdorur Shqipërinë si platformë për opozitë politike, por për arsye humanitare. Ne thamë po, mund të vijnë. I kemi aty prej disa vitesh dhe u kemi shpëtuar jetën.

Mendoj se do të ketë një konsideratë për ta parë Shqipërinë si një vend të veçantë, sidomos kur rrëfejmë gjithë këto histori të shpëtimit të jetëve njerëzore.”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!