Zlatan Ibrahimovic është lojtari i ri i Milanit, ose më saktë do të jetë nga 2 janari, kur të përfundojë vizitat mjekësore. Një kthim i dëshiruar nga drejtuesit e kuqezinjve, të cilët tani, do të duhet të përqendrohen në operacione të tjera, si për të përforcuar skuadrën, ashtu edhe për të rinovuar me grupin aktual.
Më konkretisht, negociatat për rinovimin e kontratës së Giacomo Bonaventura kanë nisur. Mesfushori nuk ka asnjë dyshim dhe dëshiron të qëndrojë me kuqezinjtë, me një dëshirë për të rinovuar kontratën e tij aktuale. 10 ditët e ardhshme do të jenë vendimtare.
Klubet si Fiorentina dhe Napoli po studiojnë situatën e Bonaventurës, i cili nuk dëshiron të largohet nga Milano. Ka një distancë midis palëve, pasi ende nuk ka pasur një dakordësi me agjentin Mino Raiola. Bonaventura nuk dëshiron që të arrijë në muajin shkurt me të ardhmen e tij të paqartë./abcnews.al