Gazetarja Etleva Delia thotë se në Memaliaj ka pasur shkëmbim zjarri mes dy grupeve, ku mbeti viktimë 30-vjeçari Endri Goxhaj.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Delia u shpreh se ka dyshime se ngjarja e rëndë ndodhi për prishje të pazareve të drogës.
Sipas saj, zanafilla e konfliktit është në Greqi, ku një prej grupeve kriminale që vepronte ishte ai i Aleksandër Sadikajt, i vrarë në vitin 2022.
“Dyshohet se është përplasje me armë zjarri, ka pasur shkëmbim zjarri mes të dyja palëve. Është qëlluar nga të dy krahët. Dyshimet paraprake lidhet me konflikte që kanë pasur për çështje të drogës. Në 2025 u zbuluan biseda të 4 grupeve kriminale që vepronin në Greqi, një prej tyre grupeve drejtohet nga Aleksandër Sadikaj, që u vra në 2022, i cili kishte afruar rreth vetes njerëz të afërt, nga Memaliaj. Nisur nga këto të dhëna, ka dyshime se bëhet fjalë për prishje të pazareve të drogës. Duket edhe pak rastësi, nga fakti që autori njihej për miqësinë që ka pasur me Sadikajt. Fakti tjetër, vendi i ngjarjes ku ka ndodhur, para një lokali në pronësi të Sali Kalemi, dajës së Aleksandër Sadikajt. Është fis i madh, kanë disa biznese në Memaliaj. Zanafilla e përplasjes mund të jetë në Greqi, për pazare droge. Deri në këtë moment, çdo gjë është e hapur.
Thelbi ngelet te pazari për çështjen e drogës. Ndryshe nga masakra e Memaliajt në vitin 2024, kjo ngjarje ka më shumë të dhëna dhe mundësi për t’u zbardhur. Besoj se deri tani, kjo konsiderohet e zbardhur, pavarësisht se autori është në kërkim, me të vëllanë. Janë lidhje personash që ka të bëjë me dy grupime. Grupi më i dëmtuar, ai i Sadikajt, ka rreth miqësor, por edhe familjar”, theksoi ai./abcnews.al


