Ish-këshilltari i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Kreshnik Çollaku, i ftuar në emisionin “Real Story”, ka komentuar ofertën e fundit politike të kryeministrit Albin Kurti ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), me qëllim shtrimin e rrugës për zgjedhjen e presidentit të ri.
Ai u shpreh se oferta e bërë nga Kurti ishte “shumë e majme”, duke përfshirë poste të rëndësishme në qeveri.
Gjatë diskutimit në studio, Çollaku theksoi se oferta e Kurtit duket se ka pasur një klauzolë, ku presidenti i ri të dilte nga radhët e Vetëvendosjes.
“Feta që Kurti ofroi Kurti dje ishte ofertë shumë e majme pushteti. Bëhet fjalë për kryetar Kuvendi, zv.kryeministër, katër ministra dhe disa zv.ministra të tjerë. Ky akt realist duhet përshëndetur dhe është një model që me sa kuptoj unë, në këto vite nuk e kemi parë, përveç se ngas koha kur i bënte Rugova këto histori, që kishte pushte dhe lëshonte pushte, sepse besonte më shumë në shtet, Abdixhiku ka treguar ose inteligjencë politike ose një sens shumë të lartë të shtetit. Lumir Abdixhiku dje ka pasur një fetë të majme pushtetit. Gjysmën e qeverisë ia ka dhënë në tavolinë ai, por në këmbim i ka kërkuar diçka tjetër: i ka kërkuar të votojë një president të vetëvendosjes”, tha Çollaku.


