Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bluza të bardha për qendrat verore/ Hapen aplikime për qendrat shëndetësore në zonat turistike

schedule15:25 - 21 Prill, 2026

schedule 15:25 - 21 Prill, 2026

Mjekët dhe infermierët që duan të shërbejnë në qendrat shëndetësore verore në zonat turistike  mund të aplikojnë pranë Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor.

Në prag të çeljes së sezonit ministria e Shëndetësisë ka hapur thirrjen për personel shëndetësor.

“Çdo vit hapet një thirrje e re. Punësimi është sezonal. Thirrja prek mjekë dhe infermierë të rinj, iu duhet dhënë mundësia të gjithëve. Nuk mund të vijojmë nga viti në vit që të njëjtët persona të japin shërbimin, por sigurisht ata që e kanë këtë eksperiencë marrin vlerësim të shtuar. Një pjesë janë punësuar definitivisht në institucionet publike ose jo dhe kjo nxjerr nevojën për personel shëndetësor të shtuar”, tha Drejtoreshë e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor.



Bluzat e bardha mund të aplikojnë deri më 27 prill ndërkohë drejtoresha e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor tregon se kush mund të bëhet pjesë e procesit.

“Ftojmë infermierët, mjekët që kanë leje aktive për ushtrimin e profesionit, pavarësisht moshës dhe përvojës. Trajnimet, kualifikimet, vendbanimi kanë përparësi. Këtu përmend Theth, Bogë etj”, shtoi ajo.

36 qendra shëndetësore verore do të hapen me nisjen e qershorit dhe do të ofrojnë shërbim   24 orë në shtatë ditë të javës deri në muajin shtator.

Vitin e shkuar në qendrat shëndetësore verore në zonat turistike morën shërbim më shumë se 83 mijë persona, vendas dhe të huaj. Qendrat që pritën më shumë pacientë ishin në Shëngjin dhe Velipojë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!