Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fiorentina “thërret” Gjimshitin/ Klubi i Serisë A synon shërbimet e kapitenit të kombëtares

schedule12:41 - 21 Prill, 2026

schedule 12:41 - 21 Prill, 2026

Prej disa vitesh mendohet se mund të largohet.

Berat Gjimshiti është sot 33 vjeç dhe duket se e ka kaluar prej kohësh kulmin e karrierës tek Atalanta, e ndoshta nuk është rastësi që nuk ka ende bisedime për rinovim të kontratës.

Kapiteni kuqezi mund të largohet me parametër zero në fund të sezonit, nëse nuk do të ketë lëvizje, ndërsa mësohet se admiruesit nuk I mungojnë.



Jo vetëm nga Lindja e Mesme, siç ka ndodhur në dy verat e kaluara, por edhe nga Seria A.

Mediat dhe portalet në Itali shkruajnë se është Fiorentina që po interesohet për të.

Sipas tyre, drejtori sportiv I “vjollcëve” njëkohësisht ish-drejtori sportiv I Juventusit, Fabio Paratiçi, beson se Gjimshiti mund të jetë I vlefshë për të forcuar mbrojtjen fiorentine dhe për të qenë një alternativë e rëndësishme.

Fiorentina po kalon një sezon të vështirë në Serinë A, ndonëse duket se do t’ia dalë që të mbijetojë, edhe pse nuk janë këto objektivat e klubit.

Priten ndryshime të mëdha në verë, dhe Gjimshiti mund të kërkohet për shkak të përvojës dhe potencialit të tij.

Kapiteni I Shqipërisë ka 329 ndeshje gjithsej për Atalantën në 11 vjet, me 11 gola e 10 asistë, ndërsa vetëm në Serinë A ka luajtur 280 herë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!