Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump: Po e fitojmë luftën me Iranin pavarësisht lajmeve të rreme

schedule09:08 - 21 Prill, 2026

schedule 09:08 - 21 Prill, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump tha se SHBA-të po e fitojnë luftën me “shumë diferencë”, duke përsëritur pretendimet se marina e Iranit është “shfarosur plotësisht”.

Presidenti amerikan ka bërë disa postime në platformën e tij Truth Social sot, këtë herë duke kritikuar median.

“Nëse lexoni lajmet e rreme, në të vërtetë do të mendonit se po e humbasim luftën”, shtoi ai.



Trump tha se raportimi e ka “ngatërruar” Iranin ndërsa ata vlerësojnë ndikimin e sulmeve SHBA-Izrael në vendin e tyre, duke përfshirë marinën, ushtrinë, udhëheqësit dhe sistemet e tyre të mbrojtjes.

Ai tha se ushtria amerikane ka detyruar “ndryshimin e regjimit” në vend dhe bllokada, që filloi të hënën e kaluar, “po e shkatërron absolutisht Iranin”.

“Ata po humbasin 500 milionë dollarë në ditë, një shifër e paqëndrueshme, madje edhe në afat të shkurtër”, shtoi Trump.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!