Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Molotovi është armë zjarri”, gazetarja: Maskimi në protesta është i dënueshëm, ndërhyrja e policisë e bazuar në ligj

schedule20:25 - 20 Prill, 2026

schedule 20:25 - 20 Prill, 2026

TIRANË– Gazetarja dhe autorja e emisionit “Gjërat Tona”, Etleva Delia, u shpreh se edhe pse nuk ekziston një klasifikim i drejtpërdrejtë, përdorimi i molotovit mund të konsiderohet si armë zjarri për nga rrezikshmëria dhe pasojat që sjell.

Duke komentuar protestën e opozitës, ku “grupi i zjarrit” u kap me molotovë, Delia theksoi se legjislacioni në fuqi për tubimet publike është i qartë, sidomos në lidhje me ndalimin e maskimit apo mbulimit të fytyrës gjatë protestave.

Ajo shtoi se ndërhyrja e autoriteteve duhet të fokusohet në parandalimin e situatave të rrezikshme përpara se ato të përshkallëzohen. Megjithatë, sipas saj, në rastet konkrete mund të jetë synuar arrestimi në flagrancë i protestuesve të dhunshëm, çka mund të shpjegojë edhe momentin e ndërhyrjes së policisë.



“Nuk është se ka ndonjë lloj klasifikimi, por për mendimin tim është molotovi është armë zjarri. Ligji për tubimet e përcakton  qartë, pjesën e maskimit, të mbulimin e fytyrës mjafton vetëm kaq për të sjell arrestimin pasi sipas ligjit përcaktohet gjobë deri në gjashtë muaj burg vetëm për faktin që nuk identifikohesh dot.

Duhet parandalohen përpara se ato futeshin. Ndoshta është synuar arrestimi në flagrancë dhe kjo ka qenë  arsyeja që u ndaluan në flagrancë. Taktika e policisë është e parashikuar me ligj.”, tha ajo në Real Story.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!