Një 36-vjeçar është vetëplagosur me armë zjarri në Tiranë ditën e shtunë në Laprakë.
Ngjarja ka ndodhur në automjetin e tij, por në polici, 36-vjeçari deklaroi se e kishte plagosur një person.
36-vjeçari u arrestua pasi akuzohet për kallëzim të rremë.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan shtetasin A. H., 36 vjeç, pasi dje, në Laprakë, dyshohet se është vetëplagosur aksidentalisht në automjetin e tij, me një armë zjarri që e posedonte pa leje. Ky shtetas, gjatë marrjes së ndihmës mjekësore në spital, ka dhënë kallëzim të rremë duke pretenduar se ishte plagosur nga një shtetas tjetër”, thuhet në njoftimin e policisë.


