Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Aksion kundër skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm/ Kosovë, 34 të arrestuar, sekuestrohen 170 mijë euro

schedule13:32 - 19 Prill, 2026

schedule 13:32 - 19 Prill, 2026

Në një operacion të gjerë të zhvilluar në disa rajone të Kosovës, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka goditur veprimtari të dyshuara për bixhoz të paligjshëm dhe skema piramidale.

Në kuadër të këtij operacioni, ku u kontrolluan rreth 50 lokacione, u arrestuan 34 persona.

Gjatë operacionit janë sekuestruar prova të shumta materiale, mes tyre rreth 170 mijë euro, pesë automjete, armë zjarri si dhe pajisje të tjera që dyshohet se përdoreshin për aktivitetet e kundërligjshme.



Me vendim të prokurorit, 29 nga të arrestuarit janë dërguar në arrest me burg, ndërsa pjesa tjetër po hetohet në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, veprime të ngjashme janë zhvilluar edhe në Skenderaj, ku janë kontrolluar 15 lokacione dhe janë arrestuar 8 persona, katër prej të cilëve kanë përfunduar në burg.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!