Presidenti iranian, Mahmoud Pezeshkian deklaroi se presidenti amerikan, Donald Trump nuk ka të drejtë të kontrollojë programin bërthamor të Iranit.
“Trump thotë se Irani nuk duhet të përdorë të drejtat e tij bërthamore… Çfarë lloj personi është ai që të jetë në gjendje t’i privojë një kombi nga të drejtat e tij ligjore?”, duke folur gjatë një vizite në ministrinë iraniane të sportit.
Ai deklaroi gjithashtu se Teherani po përpiqej “t’i jepte fund luftës me dinjitet të plotë”, ndërsa armëpushimi SHBA-Iran skadon të mërkurën.
Pezeshkian shihet si një person relativisht i moderuar në Iran dhe mendohet se ndikimi i tij në regjimin në pushtet iranian nuk është aq i madh sa sugjeron titulli i tij.
Ushtria e Iranit po merr gjithnjë e më shumë në dorë udhëheqjen e përpjekjeve diplomatike, argumenton grupi i ekspertëve Instituti për Studimin e Luftës.
Kërkesat amerikane që Irani të heqë dorë nga uraniumin e pasuruar thuhet se janë një pikë e rëndësishme ngërçi në bisedimet e vazhdueshme të paqes./abcnews.al


