KOSOVË- Një aksion i përbashkët i Prokuroria Themelore në Pejë dhe Njësisë kundër Drogës ka çuar në zbulimin e një laboratori për prodhimin e narkotikëve në një fshat të komunës së Pejë.
Gjatë operacionit, autoritetet kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme substancash narkotike, si dhe pajisje që dyshohet se përdoreshin për prodhimin e tyre.
Në vendngjarje kanë dalë njësitë e policisë, së bashku me prokurorin e krimeve të rënda, për të kryer veprimet hetimore.
Sipas Prokurorisë, hetimet janë ende në zhvillim dhe pritet që në vijim të ndërmerren arrestime të personave të dyshuar të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.
Autoritetet kanë theksuar se operacione të tilla do të vijojnë në kuadër të luftës kundër trafikimit dhe prodhimit të lëndëve narkotike.


